All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rebelimi i Prigozhinit kundër Moskës, vjen reagimi i radhës i SHBA-së

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 09:11 | Bota
Rebelimi i Prigozhinit kundër Moskës, vjen reagimi i radhës i
All - Paragraf - 1

Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se rebelimi i shkurtër i komandantit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë tregon "krisje serioze" në sundimin prej dy dekadash të Presidentit Vladimir Putin dhe "vë në dyshim premisën" e luftës së tij 16-mujore kundër Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha në emisionin “This Week” të televizionit ABC, se lufta “ka qenë një dështim i rëndë strategjik për Putinin në pothuajse çdo front, qoftë atë ekonomik, ushtarak apo gjeopolitik”.

All - Paragraf - 3

“Po shohim se po shfaqen krisjet e para", tha zoti Blinken duke iu referuar rebelimit të Prigozhinit ndaj presidentit Putin.

“Nëse këto krisje do të thellohen apo se ku do të çojnë kur kjo të ndodhë, është shumë e vështirë të thuhet. Nuk dua të spekuloj për të. Por nuk mendoj se e kemi parë aktin final”.

Kryediplomati amerikan tha se janë ende të paqarta pasojat e rebelimit të grupit Wagner kundër Moskës, një marshim që u ndërpre pak para se trupat mercenare të arrinin në kryeqytetin rus.

All - Paragraf - 6

Zoti Blinken tha se presidenti Joe Biden foli me udhëheqësit perëndimorë nga vendpushimi presidencial Camp David, jashtë Uashingtonit si dhe bisedoi me zyrtarë amerikanë të sigurisë kombëtare, por nuk e kishte telefonuar Presidentin Putin.

Sekretari Blinken tha se: “sfida e drejtpërdrejt ndaj autoritetit të Putinit” tregoi se lufta e Moskës në Ukrainë “është shoqëruar me pretendimet e rreme, se NATO-ja përbën kërcënim për Rusinë”.

Por ankesat e shpeshta të komandatit Prigozhin për zyrtarët e lartë të mbrojtjes ruse janë përqendruar te pretendimet se ata nuk po furnizonin mercenarët e tij me armë të mjaftueshme për të luftuar në Ukrainë.

All - Paragraf - 9

Zoti Blinken tha se trazirat e krijuara në Rusi pas rebelimit të Yevgeny Prigozhinit "mund të ndihmojnë ukrainasit në frontin e betejës".

Por David Petraeus, gjeneral në pension i ushtrisë amerikane dhe ish-shef i CIA-s, tha në emisionin "State of the Union" të rrjetit CNN se "për fat të keq, (rebelimi) nuk ka pasur një ndikim domethënës në vijat e frontit".

Ai tha gjithashtu se rebelimi i Prigozhinit e ka bërë Presidentin Putin "më të cenueshëm se kurrë më parë gjatë këtyre dy dekadave”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/26/kryengritja-e-prigozhin-shoigu-zbret-ne-terren-vriten-950-ushtare-ruse-ne-24-ore/
https://a2news.com/2023/06/25/tensioni-brenda-rusise-gjenden-44-milione-euro-dhe-lingota-ari-ne-hotelin-e-prigozhin/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos