“Ukraina mund të heqë dorë nga disa pjesë territori për NATO-n”, reagon Kievi zyrtar

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 21:22 | Bota
“Ukraina mund të heqë dorë nga disa pjesë territori

“Ukraina mund të detyrohet të pranojë të heqë dorë nga disa territore të pushtuara nga Rusia, nëse do të jetë pjesë e NATO”.

Kjo është deklarata e fortë e një zyrtari të lartë të Aleancës, e para e këtij lloji, që nga nisja e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, më shumë se një vit e gjysmë më parë.

“Mendoj se një zgjidhje mund të jetë që Ukraina të heqë dorë nga territori i pushtuar në këmbim të anëtarësimit në NATO”, u shpreh Stian Jenssen, kreu i zyrës private të sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, gjatë një bisede me disa gazetarë.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Kievit zyrtar për këtë deklaratë, i cili e cilësoi atë si qesharake.

“Të shkëmbesh territorin për një mbrojtje nga NATO-s? Është qesharake. Kjo do të thotë të zgjedhësh qëllimisht humbjen e demokracisë, të inkurajosh një kriminel global, të ruash regjimin rus, të shkatërrosh ligjin ndërkombëtar dhe t'ua japësh luftën brezave të tjerë", shkroi këshilltari i presidentit, Mykhailo Podolyak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos