Forcat e Armatosura të Ukrainës së bashku me Gardën Kombëtare zhvilluan një stërvitje ushtarake shumë pranë kufirit me Bjellorusinë.
Pamjet u bënë publike nga zyra e shtypit të ushtrisë ku shihen forcat ukrainase teksa trajnohen për të parandaluar sulmet ajrore ndaj infrastrukturës së rëndësishme.
Javët e fundit, Bjellorusia është përfolur se mund të përfshihet në konfliktin në Ukrainë, lidhur kjo dhe me aktivitetin ushtarak që po zhvillohet pranë kufirit, si dhe dislokimit të trupave të tjera ruse.

















Autoritetet nga Kievi zyrtar dhe ata perëndimore i frikësohen idesë së Rusia mund të nisë një ofensivë të re në pranverë ndaj Ukrainës pikërisht nga kufiri bjellorus. (A2 Televizion)