Sekretarja e Jashtme britanike: Lufta mund të nisë fundin e regjimit të Putin

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 11:17 | Bota
Sekretarja e Jashtme britanike: Lufta mund të nisë fundin e regjimit

Sulmi ushtarak i Rusisë në Ukrainë mund të nisë fillimin e fundit për regjimin e presidentit Vladimir Putin. Kjo ishte deklarata e sekretares së Jashtme britanike, Lizz Truss gjatë një interviste për mediat vendase.

Zyrtarja e lartë u shpreh gjatë intervistës së saj në Sky News se në këto ditë luftime në Ukrainë, po shihet një rezistencë e fortë nga qytetarët e këtij vendi ndaj trupave ruse. Truss premtoi se Britani do të vijojë mbështetjen për Ukrainën me armë dhe ekonomikisht.

Sipas sekretares, presidenti Putin është duke bërë një gabim strategjik pasi nuk e ka menduar mirë dëmin që sanksionet perëndimore do t’i shkaktojnë ekonomisë ruse.

Megjithatë, Truss u shpreh pesimiste se ky konflikt do të përfundonte shpejt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos