
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin doli me një mesazh drejtuar forcave speciale, në deklaratën e fundit për shtyp, ku i falënderoi ato për përmbushjen me heroizëm të misionit të tyre ushtarak në Ukrainë,
Kreu i Kremlinit tha se ushtarët ishin me mision të ofronin ndihmë për Republikat Popullore të Donbasit që Rusia i njohu si shtete të pavarura përpara se të niste sulmin ndaj fqinjit të saj,
“Dua të falënderoj komandantin, personelin e forcave speciale, veteranët për besnikërinë e tyre dhe shërbimin në emër të popullit rus dhe atdheut tonë”, tha Putin.
Ai e përfundoi mesazhin duke iu uruar fat dhe sukses forcave speciale në misionin e tyre. (A2 Televizion)