Ukraina: Taktika e sulmeve me dron, një shuplakë në fytyrë për regjimin ruso-fashist

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 15:48 | Bota
Ukraina: Taktika e sulmeve me dron, një shuplakë në fytyrë

Pamja është bardh e zi. Më pas shfaqet shënjestra, një anije sulmi amfibe e Rusisë që përdoret për të transportuar karburant. Një dron detar pa njeri në bord i afrohet me 450 kilogram tritol dhe më pas sinjali ndërpritet.

Rusia pretendon se ka shmangur sulmin, por pamjet tregojnë një histori tjetër. Kundërofensiva e Ukrainës në javët e fundit shkoi përtej fronteve të betejës, duke detyruar ushtrinë ruse që të zgjerojë mbrojtjen e saj ajrore dhe detare. Qindra milje nga territori që kontrollohen nga ukrainasit, kjo zonë supozohej të ishte e sigurtë, por duke se nuk është më e tillë. Oreksi i forcave të Kievit sa vjen e shtohet.

“Fakti që këto incidente ‘fatkeqe’ ndodhin njëri pas tjetrit, sigurisht që është dhimbje koke për ta. Për lidershipin e regjimit ruso-fashist, kjo është sigurisht një shuplakë në fytyrë”, thotë për CNN Andriy Yusov, anëtar i inteligjencës së Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, Rusia kërkon të ruajë imazhin e të pasurit gjërat nën kontroll. Ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi trupat e tij në Ukrainë. Harta që ata shohin është shumë herë më keq për Moskën se sa e kishin imagjinuar kur nisën pushtimin rreth 18 muaj më parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/04/momenti-kur-droni-ukrainas-i-mbushur-me-450-kg-eksploziv-hedh-ne-ere-anijen-e-marines-ruse/
https://a2news.com/2023/02/01/a2-cnn-ne-frontin-e-luftes-deshmi-nga-dronet-e-fitores-batalioni-kyc-ne-ukraine/
https://a2news.com/2023/08/03/fatet-e-ndryshme-ne-front-ukrainasit-shpetojne-ushtarin-ruset-e-braktisin-si-te-vdekur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos