Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi nga Ukraina që të negociojë për t’i dhënë fund konfliktit, por duke nënvizuar se aneksimi i 4 rajoneve ukrainase është i panegociueshëm.
“Qytetarët e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Dua që të më dëgjojnë mirë në Kiev, të më dëgjojnë mirë në Perëndim: qytetarët e atyre rajoneve janë qytetarët tanë përgjithmonë”, tha Putin.

Në lidhje me krizën energjetike, Putin tha se nuk e ka fajin Rusia: “Kriza është krijuar për shkak të shumë viteve me politika të gabuara, që kanë nisur shumë përpara operacionit special në Ukrainë. Kapitalizmi nuk është mënyra për të ushqyer popullin”. (A2 Televizion)