Një snajpere, me origjinë nga Serbia, është kapur nga forcat ukrainase pasi ishte lënë në fushëbetejë nga ushtria ruse pasi kishin menduar se kishte ndërruar jetë.
Irina Starikova, e cila njihet me emrin Bagira, ishte bërë pjesë e forcave ruse që në vitin 2014 dhe pretendohet se ajo ka ekzekutuar deri në 40 ukrainas, mes të cilëve edhe civilë.
Mediat ukrainase kanë publikuar edhe foto të snajperes dhe pretendohet se ajo kishte mbetur e plagosur në luftë, ndërsa më pas i është dhënë ndihma mjekësore.
“Ata mund të më merrnin, pasi unë isha e plagosur, por shpresuan se do të vdisja”, ka thënë serbja pasi është kapur nga forcat ukrainase.
Sipas mediave në Ukrainë, ajo ka shërbyer me forcat separatiste në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës, të cilat kanë luftuar me forcat e Kievit që nga viti 2014. (A2 Televizion)



