Ukrainasit vrasin gjeneral-lejtnantin rus

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 08:50 | Bota
Ukrainasit vrasin gjeneral-lejtnantin rus

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook mëngjesin e së shtunës se ka vrarë një tjetër drejtues të lartë të ushtrisë ruse në betejë.

Në postim thuhet se Andrei Mordvichev, gjeneral-lejtnantin, ka mbetur i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me forcat ukrainase.

Në përditësim thuhet gjithashtu se vija e frontit të luftës nuk kishte ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit. Trupat e Ukrainës kishin arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mykolaiv dhe Sumy. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos