Thyejnë akullin dhe lirohen nga zinxhirët, stërvitja “ekstreme” e trupave të Kim Jong Un

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 16:04 | Bota

Televizioni shtetëror në Korenë e Veriut publikoi një video promocionale ku shfaqen pamjet e stërvitjes së ushtarëve koreano-veriorë në stërvitje.

Video ishte pjesë e festimeve për 75-vjetorin e themelimit të shtetit komunist, ku si zakonisht, nuk mungoi edhe parada ushtarake. Në pamjet e publikuara duken ushtarë të njësive të ndryshme që stërvitjen në borë, ngrica, e që duket sikur po shkatërrojnë zinxhirë, apo duke thyer blloqe akulli me duar.

Gjatë paradës së të enjtes, u parakaluan edhe 11 raketa interkontinentale “Hwasong-17”, të cilat sipas monitoruesve ndërkombëtarë dyshohet se janë të pajisura me koka bërthamore.

Në paradë ishte gjithashtu e pranishme vajza e diktatorit dhe bashkëshortja e tij Ri Sol Jul. Emri i vajzës nuk është bërë i ditur nga media shtetërore koreano-veriore, por shërbimet koreano-jugore besojnë se është Ju Ae, e identifikuar si vajza e Kim Jon Un nga ish-basketbollisti amerikan, Dennis Rodman. (A2 Televizion)

https://youtu.be/7tBPHurVpVU

A2 CNN Livestream

Latest Videos