All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ekipi spanjoll dëshmon solidaritetin e popullit turk: Ata janë heronjtë e vërtetë, ne jemi shpresa e tyre

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 17:28 | Bota
All - Paragraf - 1

Ndërsa Turqia qan për mijëra qytetarët që humbën jetën si pasojë e dy tërmeteve të mëdha, ekipe nga vendet e huaja që shkuan në rajon për ndihmë, dëshmojnë momente unike nga solidaritetit i popullit turk.

Ekipi spanjoll, i cili mori pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve që prekën 10 provinca, me qendër në Kahramanmaras, bëri një postim emocionues në llogarinë e tyre në rrjetet sociale. Në postim thuhej se turqit i ndaluan skuadrat rrugës për të shpërndarë ushqime.

All - Paragraf - 3

"Mos harroni, ata janë heronjtë e vërtetë. Ne jemi vetëm shpresa e tyre", thuhej në postimin e tyre krahas fotos.

Në postim thuhej ndër të tjera: "Bukë mishi! Na ndaluan rrugës për të shpërndarë këto ushqime. Nuk na lejojnë të paguajmë mëngjesin dhe ëmbëlsirat. Të gjithë njerëzit këtu po punojnë me ekipet e shpëtimit”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos