Ulen ndjeshëm viktimat dhe rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 15:06 | Kosova

Ulen ndjeshëm viktimat dhe rastet e reja me koronavirus në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se, në 24 orët e fundit, u konfirmuan 329 infeksione, krahasuar me 462 që ishin një ditë më parë.

Autoritetet, po ashtu, bënë me dije se janë shënuar 5 viktima, për një total prej 1203 fatalitetesh.

Ndërkohë, 555 persona e kanë fituar betejën me pandeminë, teksa në vend ka ende mbi 11 mijë raste aktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos