
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë raporton se në 24 orët e fundit pas testimeve të kryera, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus vetëm 5 persona.
Personat e infektuar janë raste kontakti nga Fushë Kosova, Vushtrria, Prizreni dhe Prishtina. Sipas të dhënave zyrtare, ditën e fundit janë shëruar edhe 3 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 874.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1.147 raste të infektuarve me koronavirus, 30 prej të cilëve kanë vdekur. (A2 Televizion)