Ylber Ramadani drejt Serisë A

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 08:32 | Futboll
Ylber Ramadani drejt Serisë A

Ylber Ramadani ka ngjallur interesin e skuadrës së Lecce, që militon në Serinë A.

Futbollisti i kombëtares shqiptare mbylli një sezon të shkëlqyer në kampionatin skocez, me skuadrën e Aberdeen, dhe tani është gati për një tjetër hap të madh në karrierë.

Palët kanë hyrë në bisedime, ndonëse detaje konkrete nuk bëhen të ditura.

Në sezonin që lamë pas, në 37 ndeshje, Ylber Ramadani shënoi 1 gol, si dhe dhuroi 3 asist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos