
Arsenali jep shenja jete në Premier League dhe i largohet disi vendeve të fundit në renditje. Topçinjtë mundën 1-0 Brighton, një prej skuadrave që lufton për mbijetesë, duke treguar se fitorja në derbi ndaj Chelsea nuk ishte një rastësi.
Atëherë kur ndeshja po krijonte përshtypjen e një barazimi për londinezët, erdhi edhe zgjidhja. Mikel Arteta hedh në fushë sulmuesin Lagazzete dhe ky i fundit realizon, brenda pak sekondash, duke i dhuruar Arsenalit fitoren e dytë, aq shumë të nevojshme.
Manchester United është pretendent për titull këtë sezon. Nuk e tregon vetëm vendi i dytë dhe distanca prej dy pikësh nga Liverpool, por edhe vendosmëria e “Djajve të Kuq” për të fituar dhe për të rikthyer periudhën e lavdishme të Ferguson.
Në këtë formë, United triumfoi përballë Wolverhampton duke marrë 3 pikë drithëruese në “Old Trafford”. Markus Rashford, i ndihmuar edhe nga fati, dërgoi topin në rrjetë në minutat shtesë, duke ndezur festën në Manchester, triumf që ngre moralin e skuadrës për të bërë maksimumin për titullin, në vitin që vjen. (A2 Televizion)