
Barcelona nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1 ndaj Eibarit në ndeshjen e fundit të vitit 2020, duke mbyllur me hap fals një vit të tmerrshëm për skuadrën.
Në pjesën e parë, sulmuesi Braithëaite humbi një 11-metërsh dhe iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.
Pa Messin, katalanasit zhvilluan një ndeshje të dobët, duke e parë veten madje në disavantazh në minutën e 57, pas një gabimi të pafalshëm të Araujo, i cili humbi topin si mbrojtës i fundit dhe Kike nuk fali i vetëm me portierin.
Goli i barazimit u shënua nga Dembele 10 minuta më vonë, me Barcelonën që nuk gjeti forca për të përmbysur rezultatin.
Kështu, Barcelona i jep fund këtij viti të tmerrshëm në vendin e gjashtë të renditjes, 7 pikë më pak se Real Madrid dhe Atletico Madrid, por me skuadrën e Simeones që ka dy ndeshje më pak se katalanasit. Ndërkohë, në këtë vit humbi titullin ndaj Realit dhe pësoi humbjen poshtëruese 8-2 ndaj Bayern Munchen, në Champions League. (A2 Televizion)