Të paktën 21 persona kanë vdekur, ndërsa më shumë se 100 të tjerë dyshohet të jenë mbuluar nga balta, pas rrëshqitjes masive të tokës në Guatemala, si pasojë e uraganit Eta.
Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për t’u ardhur në ndihmë personave që dyshohet të jenë nën rrënoja.
Si pasojë e reshjeve të dendura, lumenjtë dolën nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërsa situata më e rëndë ishte në rajonin Alta Verapaz, ku shumë shtëpi të një fshati u mbuluan nga rrëshqitjet që pësoi shpati i një kodre.
Tashmë, Eta është drejtuar drejt Kubës dhe skajit jugor të Floridas. (A2 Televizion)