Uragani “Eta” shkakton dhjetëra viktima në Amerikën Qendrore

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 07:59 | Bota
Uragani “Eta” shkakton dhjetëra viktima në Amerikën

Edhe pse ka humbur fuqinë dhe tashmë konsiderohet si një stuhi tropikale, uragani “Eta” vijon rrugëtimin e tij në Amerikën Qendrore duke lënë pas të paktën 63 viktima e mijëra të pastrehë.

Më shumë se 50 persona kanë vdekur në fshatrat indigjenë të Guatemalës për shkak erës së fortë dhe rrëshqitjes së dheut, 5 viktima të tjera u regjistruan në Panama, 4 në Honduras, 2 në Kosta Rika dhe dy në Nikaragua.

Pritet që ditët në vijim uragani të kalojë në Kubë, Xhamajkë dhe Florida. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos