Shtohen ndjeshëm hyrjet e turistëve dhe të emigrantëve shqiptarë në vendin tonë, dhe porti i Durrësit është pika kulmore e kësaj vale.
Sipas autoriteteve portuale, vetëm ditën e sotme janë regjistruar pothuajse 6 mijë hyrje në Durrës, saktësisht 5913 dhe 1332 mjete, ku nuk përfshihen kamionët.
Ndërkohë, kjo shifër pritet te rritet nga momenti që i përket 4 anijeve, 3 nga bari dhe 1 nga Ankona, që tashmë kanë ardhur, por priten edhe dy tragete të tjera në mbrëmje. (A2 Televizion)