Ndalohen dhe mjetet e licensuara të ujit, pronarët protestojnë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 14:49 | Aktualitet
Ndalohen dhe mjetet e licensuara të ujit, pronarët protestojnë

Tragjedia në plazhin e Potamit në Himarë, ka sjellë ndalimin e daljes në det edhe të mjeteve të licensuara motorike.

Denoncimi vjen nga pronarë dhe adminstratorë të mjeteve lundruese në plazhin e Velipojës. Ata e cilësojnë absurd dhe të paligjshëm vendimin për të bllokuar mjetet e licensuara, ndërsa tregojnë se janë pagues të rregullt të taksave për biznesin që kryejnë.

Në plazhin e Velipojës janë të licensuara 7 kompani private, të cilat japin më qira mjetet lundruese gjatë sezonit turistik. Por, pas ngjarjes në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas nga skafi në breg të detit, aksionit të autoriteteve shtetërore nuk i kanë shpëtuar as kompanitë e licensuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/06/pronaret-dhe-administratoret-e-mjeteve-lundruese-proteste-para-policise-kufitare-ne-vlore-e-kemi-lakun-ne-fyt-nese-nuk-punojme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos