
Rritja e infektimeve nga koronavirusi ka shtuar edhe urgjencat drejt spitaleve. 9 deri në 10 pacientë në ditë, nga Tirana dhe rrethet, i drejtohen spitalit Covid 3 për trajtim të specializuar.
Mjekët infeksionistë thonë se pjesa më e madhe e të shtruarve në këtë periudhë janë të moshave mbi 40 vjeç të cilët kanë prekje të mushkërive, por dhe organeve të tjera.
Edhe pse varianti BA5 është më i lehtë se format e deritanishme të Covid-19, mjekët këshillojnë popullatën të bëjë kujdes dhe të mos neglizhojnë shenjat. Në këtë valë të re të koronavirusit, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, si dhe kryerjen e dozave përforcuese anti-Covid. (A2 Televizion)