Urimet për Kosovën nga krerët e shteteve

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 20:09 | Aktualitet

Presidenti i SHBA, Joe Biden, uroi Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë, duke e siguruar atë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane. Në mesazhin që u bë publik nga zyra e Presidentes Vjosa Osmani, kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson mbështetjen për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos