Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.
“MIRËMËNGJES. Gëzuar Pavarësinë”, lexohet në shkrimin shoqërues të një fotoje ku shihet një fëmijë me një balonë me flamurin e Kosovës.

Kosova feston këtë të premte të 17 shkurtit, 15-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë datë të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli shtetin më të ri në Europë, të pavarur, sovran dhe demokratik.
Ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutueshme, pasi Serbia ka kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar të paligjshme.
Për këtë ajo kërkoi edhe opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 2008, kërkesë që u hodh poshtë nga kjo gjykatë më 22 korrik 2010. (A2 Televizion)