
Uruguai u bë skuadra e katërt që siguroi një biletë kualifikimi për në Katar 2022. “La Celeste” triumfoi me rezultatin minimal ndaj Peru-s falë golit të 27-vjeçarit Arraskata në minutën e 42-të.
Në fushë luajtën dhe Luis Suarez apo sulmuesi i Manchetser United Edinson Cavani, por nuk arritën të lënë gjurmë. Pas hapit fals të Perusë, Kolumbia arriti të përfitojë dhe triumfojë 3-0 përballë Bolivisë duke ngushtuar diferencën në vetëm 1 pikë larg vendin të 5-të, pozicion i cili luan më pas në “Play-Off”.
Brazili edhe pse ka kohë që e ka siguruar kalimin më tej, bëri detyrën përballë Kilit, pasi triumfoi me rezultatin e pastër 4-0. Kombëtarja e Tite-s nuk fali aspak në fushën e blertë përballë një kundërshtari të lodhur dhe që kërkon një mrekulli për t’u kualifikuar më tej festivali i golave u hap me Neymar që ktheu një penallti në gol në minutën e 44-të, ndërsa në minutën e parë shtesë Vinicius Jr. dyfishoi rezultatin. Edhe në fraksionin e dytë kishte po të njëjtën histori. Pavarësisht emrave si Vidal, Medel apo Sanchez, kilianët ishin të padukshëm në fushë. Koutinjo shënoi golin e tretë ndërsa në fund sulmuesi i Everton, Richarlison i dha dhe goditjen finale. (A2 Televizion)