Ushqimet që u rritën, kryesojnë zarzavatet, frutat, buka dhe mishi

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 12:42 | Ekonomi

Rritja e çmimeve që po rëndon buxhetet familjare është reflektuar kryesisht tek ushqimet dhe karburantet. Të dhënat e detajuara të Institutit të Statistikave tregojnë se muajin e kaluar grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 6.7 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Brenda këtij grupi, rritjen më të ndjeshme e kanë pësuar zarzavatet me 17%; pasuar nga frutat me 8.5%; buka me 6%; veza me 3%, po 3% është rritur qumështi dhe djathi, ndërsa mishi me 3.1%. Këto janë vetëm disa nga ushqimet bazë që janë shtrenjtuar dhe që duhen konsumuar normalisht nga një familje.

Përsa i përket transportit, rritja e çmimeve në këtë grup ka qenë 9%, duke shtuar presionin mbi të ardhurat mujore të shqiptarëve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, një familje shpenzon mesatarisht 41% të buxhetit të saj mujor për ushqim. Për familjet me të ardhura të pakta apo ato me ndihmë ekonomike kjo peshë shkon deri në 70% të totalit të të ardhurave.

Rritja e ndjeshme e produkteve bazë ushqimore i shton ndjeshëm shpenzimet për t'u ushqyer. Të shumtë janë ata që sot gjenden përballë dy mundësive: të konsumojnë më pak se të heqin dorë nga një pjesë e ushqimeve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/11/mbrojtja-e-konsumatorit-pesha-dhe-matja-e-produkteve-qe-shqiptaret-blejne-nuk-eshte-e-garantuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos