“Çmimi i karburanteve do të ketë ulje-ngritje të shpeshta”, eksperti parashikon se çfarë do të ndodhë muajt në vijim

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 22:51 | Ekonomi
“Çmimi i karburanteve do të ketë ulje-ngritje të

Dael Dervishi, ekspert për hidrokarburet, parashikoi në “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, se çmimi i karburanteve në vendin tonë do të ketë “ulje-ngritje të shpeshta”.

“Unë mendoj që tendencat do të jenë rritëse, por edhe me shumë çekuilibër, me ulje-ngritje të shpeshta. Kjo sepse jetojmë në një periudhë tranzicioni midis energjive të vjetra (energjitë fosile) dhe ato të reja. Gjithmonë kur kemi periudha tranzicioni ka paqartësi në çmime dhe kjo gjë krijon nervozizëm. Dihet që nervozizmi çon në rritje çmimesh”, deklaroi Dervishi.

Ndërsa Elton Haxhi, ish-zv/ministër i Financave, theksoi se “nisur nga logjika që deri në gjysmën e vitit 2022 do të ketë inflacion e më pas stabilizim, them se edhe tregu i karburanteve do të ndjekë të njëjtin trend”.

“Duhet përmendur që ne kemi vite që nuk kemi as treg të brendshëm, që do të kishte efekt stabilizues në çmimet e tregtimit të karburanteve në Shqipëri”, u shpreh Haxhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos