Një ushtare në Kanada rrezikon të dënohet me 5 vite burg pasi iu dha kolegëve të saj kek me kanabis gjatë disa manovrave ushtarake me armë të vërteta.
Bombardierja Chelsea Cogswell u shpall fajtore për drogimin e 8 kolegëve të saj si dhe për sjellje të papërshtatshme në radhët e ushtrisë.

Ushtarët u ndjenë të droguar dhe konfuzë ndërsa mbanin armët pasi konsumuan ëmbëlsirat e ofruara nga Chelsea dhe raportuan për situatën.
Gjykatësja ushtarake Sandra Sukstorf u shpreh se u gjetën prova të pakundërshtueshme se Chelsea Cogswell iu dha kekët me kanabis ushtarëve të tjerë në mënyrë të vullnetshme. (A2 Televizion)