Një avion luftarak rus dhe një helikopter janë parë duke u rrëzuar më të njëjtin vend ku raportohet se edhe dy avionë të tjerë luftarakë janë rrëzuar gjithashtu. Pamjet e shpërndara në mediat ndërkombëtare tregojnë avionin Su-34 dhe një helikopter Mi-8 duke u rrëzuar pranë një qyteti rus brenda dy orëve nga njëri-tjetri.
Paraprakisht pretendohet se të katër avionët u rrëzuan nga kundërpërgjigja ukrainase. Qyteti ku u rrëzuan dy avionët e parë shtrihet në rajonin juglindor të Bryansk, rreth 25 milje nga kufiri me Ukrainën.
Pamjet horror treguan një nga aeroplanët Mi-8 që binte nga qielli i përfshirë nga flakët ndërsa u përplas në tokë. Pastaj vetëm dy orë më vonë, pamjet treguan Su-34 duke rënë nga qielli dhe rrënojat e tij të djegura në tokë. Piloti dhe navigatori në aeroplan nuk arritën dot të hidhen në kohë, duke mbetur të vdekur.
Një media ruse raportoi se të katër avionët u vranë nga “zjarri armiqësor” kur sistemet e njohjes së objektivit nuk funksionuan. Fillimisht, agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se një nga Mi-8-të u rrëzua për shkak të "marrjes flakë të motorit" duke cituar informacione paraprake.
Megjithatë, një video e postuar në kanalin rus pro-luftës Telegram, Voyenniy Osvedomitel, tregoi një helikopter lart në qiell duke shpërthyer, duke u hedhur jashtë kursit dhe më pas duke u zhytur në flakë drejt tokës.
Kievi nuk ka bërë një deklaratë zyrtare rreth incidentit. Nga ana tjetër, zyrtari ukrainas Anton Gerashchenko u shpreh se, të katër avionët u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë.
Kanali rus Telegram VChK citoi gjithashtu një burim që pretendonte se avionët mund të ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore në kufi, por ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Rusia që të sqarojë se çfarë kishte ndodhur. (A2 Televizion)







