Ushtria ngre çadër pritëse për pacientët, para spitalit Infektiv

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 10:05 | Aktualitet

Në Spitalin Infektiv, forcat e ushtrisë kanë ngritur një çadër pritëse. Sipas burimeve, për A2 CNN, mësohet se pacientët e rinj, pa simptoma përcaktuese do të kalojnë fillimisht nëpërmjet kësaj çadre, për triazhim, dhe më pas kur të mësohet gjendja reale e pacientit, të bëhet e mundur ndarja specifike e shtrimit të tij.

Deri para pak ditësh, pacientët kontrolloheshin fillimisht në ambulancë, ose në urgjencën e spitalit, por duke u nisur nga shtimi i rasteve, autoritetet kanë vendosur pikërisht ngritjen e kësaj çadre.

Në të njëjtën mënyrë, ka funksionuar edhe te Spitali Universitar i Traumës si dhe te Urgjenca e QSUT-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos