
Sipas forcave ushtarake të Ukrainës, Rusia lëshoi 6 predha ndaj Lvivit mëngjesin e sotëm.
Me anë të një postimi në Facebook, ushtria ukrainase bën me dije se dy prej tyre janë kapur nga sistemet mbrojtëse.
Kryebashkiaku i Lvivit, Andriy Sadovyi, tha se predhat kanë shënjestruar një zonë ku riparoheshin avionët, duke shkatërruar një godinë.
Nuk ka pasur viktima nga ky sulm. (A2 Televizion)