“Shpërthen” trajneri i Leipzig: Arbitri donte autografin e Neymar

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 16:10 | Futboll
“Shpërthen” trajneri i Leipzig: Arbitri donte autografin e

“Kishte momente kur dukej se arbitri ishte më shumë i interesuar që t’i merrte autografin Neymarit sesa të bënte punën e tij siç duhet”.

Me këto fjalë të ashpra, Jesse Marsch, trajner i Leipzig, shfryu inatin e tij pas barazimit 2-2 ndaj PSG.

“Është shumë bukur që këtu të vijnë lojtarë si Mbappe, Neymar apo Di Maria, por na lini të luajmë futboll normalisht”, shtoi Marsch.

Trajneri gjerman u acarua me arbitrin suedez Eksberg që në fillim të ndeshjes dhe në minutën e 30 u ndëshkua me karton të verdhë për protestat e ashpra ndaj tij: “E di që klubet e mëdha respektohen më shumë sesa ato të vogla. Kështu që, unë kam në dorë vetëm që të nevrikosem në stol për të ndryshuar sjelljen e arbitrit në fushë”.

Leipzig barazoi vetëm në fund, pas një 11-metërshi të akorduar me VAR. Edhe në këtë rast, Marsch nuk është i kënaqur: “Nëse nuk ndërhynte VAR-i, nuk kishte për ta dhënë kurrë. Ishte penallti e qartë fare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos