
Pas barazimit me Islandën, Uzuni është shprehur se Kombëtarja duhet të merrte fitoren patjetër për tifozët, por u ndëshkuam sërish në fund.
Pse ky fat i keq që e pësoni në fund? “E nisëm lojën shumë mirë, kartoni i kuq, shënuam shumë herët, mendoj se duhet të kishim shënuar golin e dytë shpejt. Nuk e di pse na ndjek ky fat në fund”.
U patë shumë të zhgënjyer nga barazimi, pse? “Normal që jemi të zhgënjyer sepse e kishim detyrim të merrnim fitoren për tifozët, por nuk e di pse na ndjek ky fat në fund.”
Si u ndjetë nga reagimi i tifozëve? “Normal nuk ndjehemi mirë, pasi tifozët janë nxehur sepse kanë lënë punët e tyre e kanë ardhur këtu.”
Pse aq panik në fund? “Duhej të shënonim golin e dytë sa më shpejt, kur doli lojtari ynë u bë më e vështirë, me më shumë përqendrim në fund mund ta evitonim atë gol. (A2 Televizion)