Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë, Reja ndëshkon Brojën e Hysajn

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 19:28 | Futboll

Trajneri Edy Reja ka bërë disa ndryshime për ndeshjen me Islandën krahasuar me atë në Izrael. Broja, Asllani e Hysaj ulen në stol, ndërsa nga minuta e parë do të nisin Uzuni, Ramadani e Lenjani.

Në portë do të jetë Strakosha, ndërsa në mbrojtjen me 3 do të luajnë nga minuta e parë Veseli, Gjasula dhe Ismajli. Në mesfushë do të luajnë Ramadani, Abrashi, në qendër, ndërsa nga krahët Lenjani e Balliu.

Pas dy sulmuesve, Uzuni e Cikalleshi, do të jetë Nedim Bajrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos