Partizani inauguron kompleksin e ri ndaj Orikut në kupë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 16:44 | Futboll
Partizani inauguron kompleksin e ri ndaj Orikut në kupë

Partizani inaguron kompleksin e ri në ndeshjen përballë Orikut . Këtë të mërkurë, të kuqtë luajnë duelin e vlefshëm për raundin e parë në Kupën e Shqipërisë dhe në kuadër të kësaj , do të hapin kompleksin e tyre të ri për tifozët.

Me anë të një njoftimi, klubi I bëri thirrje çdo tifozi të kuq  se kjo ndeshje do të  luhet me dyer të hapura për këtë arsye çdo dashamirës I skuadrës do të ketë  mundësi ta ndjekë.

Në videon e shpërndara nga klubi,   duket se punimet në dhomat e zhveshjes dhe hotelin e skuadrës,  janë drejt përfundimit ndërsa fusha prej muajsh përdoret për seancat stërvitore.

Ndeshje Partizani–Oriku luhet këtë të mërkurë në orën 15;00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos