Uzuni shënon në miqësore dhe i jep fitoren skuadrës

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 11:14 | Futboll

Myrto Uzuni duket se është gati për sezonin e ri. Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte protagonist në ndeshjen kundër Real Madrid Castilla duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij. Beratasi ndërtoi gjithçka vetë pasi mori topin në mesfushë, pasoi për shokun e skuadrës dhe më pasi e dërgoi sferën në rrjetë. Ky gol i vetëm vendosi fatin e takimit. Këtë sezon, Granada  do të luajë në La Liga 2 dhe objektiv kryesor mbetet rikthimi në elitën e futbollit spanjoll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos