
Fermerët po përballet, këtë vit, me mungesën e tregut për shitjen e vajit të ullirit, pasi prodhimi ka qenë i lartë.
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, u pyet këtë të martë nëse është duke u gjetur një zgjidhje fermerëve për shitjen e vajit. Ajo u shpreh se në vend janë mbjellë rreth 10 milionë rrënjë ulliri, për të cilat tha se shpesh kjo është bërë pa strategji.
“Kemi një prodhimtari të lartë të vajit të ullirit. Kemi pasur ndër vite mbi mbjellje të rrënjëve të ullirit, të cilat janë mbjellë pa një strategji të qartë. Kemi rreth 10 milionë rrënjë ulliri.
Po punojmë vazhdimisht edhe me kuadër ligjor, por edhe në kontakte me ministrin Italian dhe francez për të forcuar më tej këtë sektor, por edhe zgjerimin e tregjeve. Kemi bërë dy ndërhyrje shumë të rëndësishme, kemi mbështetur me naftë sektorin e ullirit”, tha ministrja Krifca. (A2 Televizion)