All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vajza e dy nënave, kush është Sana Marin, kryeministrja finlandeze që di si të festojë?

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 20:19 | Bota
All - Paragraf - 1

Sanna Marin theu shumë barriera që në momentin e parë që u zgjodh kryeministre e Finlandës në vitin 2019 ndërsa ishte ende 34 vjeçe.

Vajzë e një çifti femrash ajo u bë liderja më e re botërore dhe kryeministrja e tretë femër në vendin skandinav.

All - Paragraf - 3

Por ndërsa mbështetja për qeverinë e koalicionit të Marin në opinionin finlandez qëndron pozitive, shumë njerëz kanë nisur të diskutojnë me hije dyshimi për figurën e saj, pas videove që kanë dalë ditët e fundit ku ajo shfaqet duke festuar me miqtë pa pasur asnjë lloj kompleksi për postin që mban mbi shpatulla.

https://a2news.com/video/e-shfrenuar-ne-nje-feste-private-reagon-kryeministrja-e-finlandes/

Në video, shefja e qeverisë është në një festë së bashku me një grup miqsh si këngëtarja Alma, motra e saj Anna, reperi Petri Nygard, prezantuesi Tinni Wikstrom, fotografja Janita Autio dhe anëtarë të tjerë të Partisë Social Demokrate, ku kërcen e dëfrehet si bashkëmoshatarët e saj pa post publik.

Ky filmim doli në dritë vetëm 8 muaj pasi Marin u detyrua të kërkonte falje që kishte shkuar në një klub pas kontaktit që kishte pasur me një person të infektuar me Covid. Ajo u justifikua se kishte harruar në shtëpi telefonin, ku i kishte ardhur njoftimi se duhej të izolohej për shkak të personi të infektuar që kishte pasur kontakt.

https://a2news.com/2022/08/19/pas-festes-se-shfrenuar-kryeministrja-e-finlandes-ben-testin-e-droges/?fbclid=IwAR1sSM1pKQ5mM0OUDiB_Vgp-FcgXaNRabzvv1veV1Yz0eKYB8H8U_s3IzZM
All - Paragraf - 6

Në vitin 2020, emri i Sanna Marin u diskutua sërish nga kritikët për foton e saj 'topless' që u shfaq në gazetën e modës “Trendi”. Kryeministrja kishte pozuar me një xhaketë të zezë pa asnjë gjë poshtë saj.

Fotoja u cilësua e papërshtatshme nga rivalët, por shumë mbështetës dolën sërish në krah të saj.

Gazeta “Bild” e përshkroi në atë kohë kryeministren si moderne me vetëbesim, por që edhe si një person që di të festojë.

All - Paragraf - 9

Në 2015, Marin rrëfeu për një media online se si fëmijë ajo e ndjente veten të padukshme pasi e kishte të pamundur të fliste hapur për familjen e saj, e cila nuk ishte njësoj si të tjerat. Vetëm dy muaj më pas, ajo u shfaq në Paradën e Krenarisë së komunitetit LGTBI që u mbajt në rrugët e Helsinkit.

Megjithatë liderja aspak e zakontë ka treguar se është edhe një bashkëshorte e devotshme dhe nënë shembullore me postimet e herëpashershme që bën në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/25/kryeministrja-e-finlandes-per-tu-pasur-zili-publikon-videon-ku-ben-paralele/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos