Netflix zbulon statistikat, ja sa herë është shikuar filmi “The Irishman”

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 12:16 | Showbiz
Netflix zbulon statistikat, ja sa herë është shikuar filmi

Netflix ka bërë me dije se 26,4 milionë persona e kanë parë deri tani filmin “The Irishman” në javën e parë të publikimit të tij.

Kjo shifër (26,404,081) përfshin ata që kanë parë të paktën 70% të filmit që zgjat rreth 3 orë e gjysmë, me regji të Martin Scorsese.

Sipas shefit të Netflix, Ted Sarandos, ky film do të shikohet nga rreth 40 milionë persona në përfundim të muajit të parë.

Sipas Nielsen, rreth një në 5 persona e shikojnë të gjithë filmin, nga fillimi deri në fund. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=WHXxVmeGQUc

A2 CNN Livestream

Latest Videos