Ndërron jetë këngëtarja e Roxette

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 13:58 | Showbiz

Këngëtarja e Roxette, Marie Fredriksson, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.

Artistja suedeze, e cila bashkëthemeloi grupin e famshëm Roxette me Per Gessle në vitin 1986, vdiq mëngjesin e së hënës pas një sëmundjeje të gjatë.

Fredriksson njihet për këngët “It Must Have Been Love”, “Joyride”, “Listen To Your Heart” dhe “The Look”.

Dyshja e popit Roxette ka shitur më shumë se 75 milionë disqe në të gjithë botën. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=k2C5TjS2sh4&feature=emb_title

A2 CNN Livestream

Latest Videos