Vakanca në Kushtetuese pas shkarkimit të Muçit, Meta publikon listën e kandidatëve

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 14:42 | Aktualitet
Vakanca në Kushtetuese pas shkarkimit të Muçit, Meta publikon

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar listën e personave që kanë kandiduar për një vend në Gjykatën Kushtetuese. Vakanc u krijua për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Muçi, i cili nuk kaloi shkallën e dytë të vetting-ut.

Për këtë pozicion kanë kandiduar: Altin Binaj, Artan Spahiu, Dedë Kasneci, Eugen Papandile, Gentian Mete, Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Sonila Bejtja, Shaqir Hasanaj, Zhaklina Peto.

Lista me aplikonte i është përcjellë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të bërë verifikim dhe vlerësim e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos