Vaksina e AstraZeneca, OBSH: Vazhdoni ta përdorni, pretendimet po hetohen

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 16:57 | Bota
Vaksina e AstraZeneca, OBSH: Vazhdoni ta përdorni, pretendimet po hetohen

Një panel ekspertësh në Organizatën Botërore të Shëndetësisë po shqyrton pretendimet lidhur me vaksinën e Astrazeneca-s, pasi disa vende pezulluan përdorimin e saj. Megjithatë një zëdhënëse e OBSH, tha se nuk ka asnjë  aryse për të mos e përdorur vaksinen.

Margaret Harris, zëdhënëse e OBSH: "Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të përdorim vaksinën e Astrazenecas. Në po bëjmëatë që bëjmë gjithmonë; hetojme çdo sinjal të mundshëm lidhur me sigurinë. Në fakt është shumë e rëndësishme të kemi sinjale të tilla, se sa të mos dëgjojmefare. Më pas do të thuhej se nuk ka pasur hetim e vigjilencë të mjaftueshme. Ne duhet të hetojmë çdo sinjal të mundshëm, por nuk ka asnjë provë për te mos e përdorur atë".  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos