Vaksina e tuberkulozit dhe mbrojtja nga Covid-19, flet kërkuesja shkencore në Oksford

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 11:17 | Aktualitet
Vaksina e tuberkulozit dhe mbrojtja nga Covid-19, flet kërkuesja shkencore

Shqiptarja Detina Zalli, kërkuese shkencore në Oksford, foli në Dita Jonë për pandeminë e koronavirusit. Brenda një periudhë nga 6 deri në 12 muaj, kërkuesja shkencore thekson se mund të infektohen deri në 80% e popullsisë me koronavirus.

Detina Zalli ka edhe një lajm të mirë për shqiptarët. Edhe pse ende e paprovuar, vaksina e tuberkulozit ul rrezikshmërinë nga Covid-19.

“Ende nuk është e bazuar në faktet shkencore, nuk ka prova konkrete. Por dua të theksoj se disa grupe shkencore kanë theksuar se kjo vaksinë e ul rrezikun edhe nga Covid-19, për më tepër njerëzit e moshuar kanë më pak rrezikshmëri. Ne nuk mund të themi me bindje që ka ndikim. Në Australi po testohen 4 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor me vaksinë e tuberkulozit. Rezultatet mbeten për t’u parë”.  

Sa i përket vendeve me rrezikshmëri të lartë për përhapje të koronavirusit, Zalli veçoi palestrën. “Palestrat janë identifikuar si vende me rrezikshmëri të lartë, pasi për shkak të djersës dhe lagështisë përhapet më lehtë virusi”. Për situatën aktuale në Shqipëri, kërkuesja shkencore vlerësoi masat e marra dhe tha se situata është nën kontroll, në ndryshim nga shtete si Italia apo Britania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos