Vaksina kundër Covid-19, Fauci paralajmëron qytetarët me prirje alergjike

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 15:28 | Bota
Vaksina kundër Covid-19, Fauci paralajmëron qytetarët me prirje

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, tha se qytetarët e predispozuar ndaj reaksioneve alergjike duhet të përgatiten për efekte të caktuara nga vaksina e Covid-19.

Dy shtetas britanikë pësuan reaksion nga vaksina e Pfizer dhe Biontech, çka nxiti autoritetet të paralajmërojnë qytetarët me histori të alergjive të rëndësishme, të mos e marrin atë.

“Është disi shqetësuese, pasi ka persona që janë të prirur të shfaqin reaksione alergjike. Këto janë gjëra që ndodhin kur implementon programe të mëdha vaksnimi; flitet për imunizimin e miliona njerëzve.

Kështu, mund të shohim efekte anësore që nuk janë vënë re gjatë fazës eksperimentale te mijëra njerëz. Me gjasë është një efekt i rrallë anësor, por duhet treguar kujdes te personat që vuajnë nga reaksionet alergjike. Pra, nëse dikush ka tendencë të shfaqë alergji, duhet të jetë i përgatitur për ndonjë reaksion të mundshëm e të jetë i gatshëm ta trajtojë atë”, u shpreh Fauci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos