
Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu së shpejti do të shkojë në Bahrein për një vizitë zyrtare shtetërore, e para e këtij lloji që nga nënshkrimi i Marrëveshjeve Abrahamike midis dy vendeve.
Ftesa i erdhi nga Princi i Kurorës së Bahreinit Salman bin Hamad Al Khalifa me të cilin Netanyahu zhvilloi sot një bisedë telefonike.
"Sapo fola me princin. Ishte bisedë shumë miqësore. Ne të dy jemi shumë të ngazëllyer që mund të sjellim paqe për popujt tanë dhe vendet tona në një kohë të shkurtër. Për këtë, ai më ftoi mua që së shpejti të bëja një vizitë zyrtare në Bahrein. Do ta bëj me kënaqësi”, tha Netanyahu. (A2 Televizion)