
Vaksinat kineze të Sinopharm dhe Sinovak, po konsiderohen për përdorim emergjent nga organizata botërore e shëndetësisë, e cila pritet të dalë me një vlerësim lidhur me vaksinat brenda prillit ose ne maj.
Zyrtari i OBSH, Sidarta Data tha se ishin në kontakt me prodhuesit kinezë për shqyrtimin e të dhënave që kanë paraqitur për të dyja vaksinat dhe se procesi është në vazhdim.
Vaksina e Sinovac po përdoret për imunizimin masiv në Shqipëri. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se Danimarka po shqyrton mundësinë për të shpërndare tek vendet e varfra dozat e Astra Zenecas, pasi pezulloi përdorimin e vaksinës mes shqetësimeve për mpiksje gjaku. (A2 Televizion)