
Edhe Bashkimi Europian tha së është i gatshëm të heqë mbrojtjen e pronës intelektuale për vaksinat e Covid -19, pasi SHBA-ja mbështeti idenë.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen sqaroi se blloku do të diskutonte çdo propozim që do të ndihmonte në luftën kundër pandemisë.
Çështja, e cila është pjesë e një debati të gjatë lidhur me mbrojtjen e pronës intelektuale, përqednrohet tek heqja e patentave, të drejtave dhe mbrojtjes ndaj formulave dhe informacioneve konfidenciale për vaksinën, që do të ndihmonin në zgjerimin e prodhimit dhe shpërndarjes së dozave nëpër botë.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha se do të diskutonin mbi çështjen në samitin e javës së ardhshme. (A2 Televizion)