
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi në A2 Business se vendosja e “Green Pass” do të sjellë një rritje të lehtë të numrit të vaksinimeve, por nuk do të zgjidhë situatën me numrin e madh të personave të pavaksinuar.
Sipas tij, vendosja e një “Green Pass” është vetëm një pjesë e mozaikut dhe për këtë arsye duhet që t’i kushtohet një vëmendje më e madhe ndërgjegjësimit të popullatës. Alimehmeti shtoi se sot për sot hezituesit më të mëdhenj për t’u vaksinuar nuk janë të rinjtë.
“Mund të shihni momentin kur është vendosur “Green Pass” dhe çfarë ka ndodhur më pas. Ky ishte një diskutim që mendohej se do të bëhej “Green Pass” në fillim të vitit 2021, kur mendohej ende se kishte më shumë efekt vaksina për kontrollin e infeksionit dhe e vuri Izraeli i pari dhe krijoi perceptimin e gabuar që unë nuk sëmurëm, që unë jam tank dhe shihni muajt më pas se çfarë ndodhi. Do ketë një rritje të lehtë të vaksinimeve me vendosjen, por jo shumë. “Green pass” është një nga mozaikut. Prandaj nuk i duhet dhënë kaq shumë rëndësi kësaj, por ndërgjegjësimit. Nuk janë të rinjtë hezituesit më të mëdhenj, janë moshat më të mëdha. Nuk kemi parë ndonjë refuzim shumë të fortë tek të rinjtë. Kemi universitete që janë mbi 50%. Në popullatë është 36%. Kemi një përqindje të madhe të moshës mbi 60% që janë ende të pavaksinuar”, deklaroi Alimehmeti. (A2 Televizion)