Vaksinimi në Gjirokastër, interes i lartë te personat mbi 60 vjeç

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 17:14 | Aktualitet
Vaksinimi në Gjirokastër, interes i lartë te personat mbi 60

Gjirokastra, ashtu si me ritmin e lartë të vaksinimit të popullatës, kundër Covid-19, thuajse me të njëjtin ritëm ka nisur edhe aplikimin e dozave të treta te personat mbi 60 vjeç si dhe tek ata që kanë probleme me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërsa ende vërehet një interes i ulët për vaksinimin e minorenëve mbi 12 vjeç që kanë probleme shëndetësore dhe atyre plus 16 vjeç.

Pavarësisht këtyre shifrave, në Gjirokastër gjatë javëve të fundit, vihet re një shtim i rasteve të personave që rezultojnë të infektuar me Covid dhe sipas autoriteteve, këto shifra u dedikohen më shumë moshave të reja.

Në Gjirokastër, përqindja e vaksinimit të popullsisë me dy doza shkon në rreth 82%, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të popullsisë së moshuar që jeton në qark.

Ndërsa numri i personave që janë aktualisht pozitive me Covid-19 në Gjirokastër mendohet të jetë shumë më i lartë se statistikat për shkak se shumë të infektuar nuk kërkojnë ndihmë mjekësore dhe sa kryejnë testimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos