Rama: Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë gati në shtator

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 08:28 | Aktualitet
Rama: Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë gati në

Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë gati, këtë shtator, për nxënësit e mësuesit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në Facebook, duke përgënjeshtruar kështu edhe zërat se në të do të ndërtohej pallat.

“Mirëmëngjes dhe me shkollën "Sami Frashëri", që thanë do bëhet pallat e ç'nuk tjetër, por që këtë shtator do të jetë gati për nxënësit e mësuesit, më e madhe, më e bukur, më e fortë, ju uroj një javë të mbarë”.

Shkolla “Sami Frashëri” ishte një ndër objektet arsimore më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në vendin tonë, ndërsa nxënësit u shpërndanë në dy shkolla të tjera në kryeqytet për të zhvilluar mësimin.

Ajo është ndërtuar që në vitet ’60 dhe sipas ekspertëve të Institutit të Ndërtimit, tërmeti i 21 shtatorit, si dhe tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, shkaktoi dëme të mëdha në strukturën mbajtëse, prandaj, Bashkia e Tiranës vendosi rindërtimin nga e para të shkollës, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për nxënësit e saj.

Për rindërtimin e saj ka pasur akuza nga Partia Demokratike, e cila ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj dhe ministrin Arben Ahmetaj se kostot janë rritur 8 herë më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos