
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri një përmbledhje të procesit të vaksinimit në vendet e Bashkimit Europian kundër koronavirusit.
Presidentja e KE-së tregon se deri në këto momente 66% e qytetarëve europianë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndërsa, 62 milionë të tjerë kanë marrë dhe dozën e tretë.
Von der Leyen përsërit edhe njëherë qëndrimin se vetëm vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër virusit dhe varianteve të reja të tij.
“Europa mund të prodhojë më shumë se 300 milionë doza vaksinash në muaj. Kontratat tona sigurojnë gjithashtu që në të mund të aksesojmë vaksinat me porosi nëse është e nevojshme. Ato madje mund të jenë gati deri në mars ose prill dhe të miratohen shpejt nga EMA”, shkruan Von der Leyen. (A2 Televizion)